Shoqeria-KS.friendhood.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mirsevini te gjithe
 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Mir se erdhet kaloni sa ma mir me ne shoqeria-ks gjithmon me ju

 

 Gjen unazën e fejesës falë satelitëve dhe lutjeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DoAxE
Admin
DoAxE


Gender : Female

Posts : 438
Join date : 23/08/2009


Gjen unazën e fejesës falë satelitëve dhe lutjeve Empty
MesazhTitulli: Gjen unazën e fejesës falë satelitëve dhe lutjeve   Gjen unazën e fejesës falë satelitëve dhe lutjeve Icon_minitimeTue Aug 25, 2009 6:58 am

Një mashkull nga Zelanda e Re e ka fituar pseudonimin “Mbreti i Unazës” (Lord of the Ring) pasi që 16 muaj pas ka gjetur unazën e tij të fejesës e cila i kishte rënë në ujërat e thella të portit të qytetit Wellington. Kishte ardhur shumë shpesh që ta kërkojë, por vetëm dje e ka parë se si shndriste në fund të ujit.
Aleki Taumoepeau është bërë “Mbreti i Unazave” vendas pasi që në formën e njëjtë si në filmin serik së pari e ka humbur, e më pas e ka gjetur unazën e tij të fejesës. Para 16 muajsh ai po udhëhiqte pastrimin e portit në Wellington dhe derisa ishte në barkë me pjesën tjetër të ekuipazhit, unaza i kishte dalë dhe rrëshqitur nga dora. Dëshmitarët e rastit kishin thënë se krejt ngjarja kishte ndodhur sikur në një xhirim të ngadalësuar të ndonjë filmi të njohur aksion.

Aleki e kishte shënjuar afërsisht vendin ku i kishte rënë unaza, mirëpo as pas 16 muajsh nuk kishte arritur ta kthejë thesarin e tij të martesës. Ai ka thënë se gruaja e kishte lutur të blej një unazë të re, mirëpo ai kishte refuzuar dhe ishte betuar se do ta gjente.

Në tentimin e fundit ai është shërbyer me navigacion satelitor dhe pas një lutje të shkurtër e një orë kërkimi, e ka parë unazën e tij të humbur se si po shndriste.

“Nuk kam mundur të besoj se po e shihja aq qartë. E tërë pjesa e sipërme e unazës po shndriste”, ka thënë Aleki.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://shoqeria-ks.friendhood.net
 
Gjen unazën e fejesës falë satelitëve dhe lutjeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shoqeria-KS.friendhood.net :: Fun-
Kërce tek: