Shoqeria-KS.friendhood.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mirsevini te gjithe
 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Mir se erdhet kaloni sa ma mir me ne shoqeria-ks gjithmon me ju

 

 Kalon natën në ndërtesën e këshillit të qytetit në vend të hotelit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DoAxE
Admin
DoAxE


Gender : Female

Posts : 438
Join date : 23/08/2009


Kalon natën në ndërtesën e këshillit të qytetit në vend të hotelit Empty
MesazhTitulli: Kalon natën në ndërtesën e këshillit të qytetit në vend të hotelit   Kalon natën në ndërtesën e këshillit të qytetit në vend të hotelit Icon_minitimeTue Aug 25, 2009 6:55 am

Britanikja e painformuar sa duhet në gjuhën franceze e ka kaluar natën në mes të premtes e të shtunës në shtëpinë e qytetit në Dannemarie pasi që në ndërtesë shkruante “Hotel de Ville” (Këshilli i Qytetit) dhe ka menduar se ishte hotel.
Gruaja rreth moshës 30-vjeçare ka hyrë të premten në mbrëmje në ndërtesë duke menduar se është hotel, e cila ishte e hapur për shkak të takimit që mbahej atje.

"Kur kanë dalë, njerëzit kanë dëgjuar ushtimën e ujit në tualet por nuk ia kanë vënë veshin dhe i kanë mbyllur dyert pas vetes", ka thënë për agjencinë e lajmeve France Press kryetari i Dannemarie, një vendi me rreth 2.500 banorë.

Kur e ka kuptuar se është e mbyllur, turistja i ka ndezur të gjitha dritat për të tërhequr vëmendjen, por ende nuk e kishte të qartë se ku ishte. Më vonë në dritare e ka vendosur një porosi e cila shkruante: "22.08.2009. E mbyllur në tualet. A mundet dikush të hap dyert?", dhe në fund ka fjetur në kolltukun në korridor.

Gruan e re e ka “liruar” të shtunën në mëngjes vet kryetari i komunës të cilin e kishte lajmëruar një kalimtare e rastit e cila e kishte parë porosinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://shoqeria-ks.friendhood.net
 
Kalon natën në ndërtesën e këshillit të qytetit në vend të hotelit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shoqeria-KS.friendhood.net :: Fun-
Kërce tek: